Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
Por, gjatë transmetimit maratonë në studiot e CNN, analisti Van Jones ka shpërthyer në lot duke thënë se sot është një ditë e mirë për amerikanët.
Sipas tij, me zgjedhjen e Biden si president, njerëzit nuk kanë pse shqetësohen nësa janë myslimanë, njerëz me ngjyrë apo emigrantë.
“Është më e lehtë të jesh baba. Është më e lehtë t’i thuash fëmijëve se karakteri ka rëndësi. T’i thuash që e vërteta ka rëndësi. Se të qenët një njeri i mirë ka rëndësi. Është më e lehtë për shumë njerëz. Nëse je mysliman në këtë vend, nuk ke pse shqetësohesh nëse presidenti nuk të do këtu, nëse je emigrant nuk të duhet të shqetësohesh nëse presidenti do marrë kënaqësi duke të izoluar fëmijët apo duke kthyer pa arsye ëndërrimtarët.”
Ky është lehtësim për shumë njerëz që kanë vuajtur vërtet. E keni parasysh shprehjen ‘Nuk po marr dot frymë?’ Nuk ishte vetëm George Floyd. Shumë njerëz janë ndjerë sikur po u merrej fryma.”
Joe Bide, u zgjodh president i SHBA-ve pasi fitoi 290 vota elektorale, por Donald Trump nuk e pranon rezultatin dhe ka hedhur akuza për manipulim të votave.