Kryetari i Partisë Demokratike. Lulzim Basha, ka deklaruar se kur të vijë në pushtet do ta vërë kryeministrin Edi Rama, jo vetëm para përgjegjësive politike por edhe para përgjegjësive penale.
Gjatë konferencës për mediat nga selia blu, Basha tha se jemi i vetmi vend në rajon që paratë i çon te një grusht njerëzish.
Basha u shpreh se në këto kushte, kur Rama nuk dëgjon askënd, situata ka ardhur aty ku nuk mban më.
Lulzim Basha: “Asgjë nuk mund ta shpëtojë Ramën nga përgjegjësia që ka këto muaj për keqmenaxhim të krizës. Asgjë nuk mund ta shpëtojë Ramën nga përgjegjësia para qytetarëve sepse jemi i vetmi vend në rajon që paratë e shqiptarëve i çon te një grusht njerëzish. Ky mirë që nuk dika planin e opozitës, por nuk dëgjon as shqiptarët.
Në kushtet kur jemi para një krimi të përsëritur, sepse i vendosëm edhe një plan që se zbatoi. Në kushtet edhe njëherë kur i parashtrojmë një plan me 5 pika për qytetarët, se nuk na ha meraku për të po për qytetarët, në kushte te neglizhencës, e shpërfilljes e mosdëgjimit të njerëzve, ka ardhur aty ku smban më. Do ketë pëgjegjësi politike dhe penale. këtë mund tua garantoj sot”.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1031624633968132/