Aleksandër Vulin ka vazhduar debatet në distancë me Edi Ramën duke ju kundërpërgjigjur statusit të kryeministrit,pas deklaratave të ministrit serb ku paralajmëronte se po bëhej “Shqipëria e Madhe”.
Vulin shkruan se Ramën, e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera.
“Nëse Rama do të interesohej për paqen në rajon, ai nuk do të lavdëronte vrasësit nga të ashtuquajturit UÇK. U përpoq të përcaktonte kush do të qeveriste Malin e Zi. Nëse ai do ta dinte se çfarë është të kesh fytyrë, Rama nuk do të përpiqej të paraqiste manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij në librat shkollorë zyrtarë të shtypur nga qeveria e tij. “Shqiptarët” janë një popull që nxori Esat Pashë Toptanin, kurrë nuk do t’i identifikoj ata me Ramën. Vetëm në botën e cicërimave dhe imitimeve, Ramën, e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera”, shkruan Vulin.
Vulin reagoi pas deklaratave të bëra dje nga kryeministri Edi Rama në mbledhjes e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, duke e akuzuar atë se po përpiqet të krijojë ”Shqipërinë e Madhe.”
Kryeministri Edi Rama, i kërkoi presidetit serb Aleksandër Vuçiç, që të dënonte deklaratat e Vulin.