Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është shprehur se kjo që po ndodh tani nuk është një luftë mes futbollit dhe qeverisë apo kryeministrit Rama, por një kërkesë për të përmirësuar sportin.
I ftuar në emisionin “Java” në “Rtsh”, Duka është shprehur se ky është një bojkot i cili është zgjedhur nga vetë klubet, që duan plotësimin e kërkesave.
Ndër të tjera, Duka foli edhe për Superligën, teksa tha se kampionati aty do të fillojë pas ndeshjeve të kombëtareve.
”Fillimi i kampionatit? E ftoj Kryeministrin ta ushtrojë kompetecën e tij dhe unë për 5 minuta bëjë që kampionatin të rifillojë sërish. Sipas meje Kreyministrit i ka lënë një shije të keqe bojkoti pasi tha luani se pastaj e zgjidhim. Tifozët duan futbollin në fushë dhe nuk u interesojnë se kush e ka fajin, qeveria apo FSHF-ja .
Dy skuadra të Superligës nuk kanë plotësuar licensimin e duhur dhe janë përjashtuar. Të dyja ekipet kanë apeluar dhe pritet përgjigja.Superliga do të fillojë kur e ka vendosur Komiteti Ekzekutiv që i bie të luhet pas ndeshjeve të Kombëtares. Kampionati dhe Kupa do të luhet siç është parashikuar”, u shpreh Duka.