Autoritetet greke bëjnë me dije se gjatë ditës së fundit janë shënuar 354 rase të reja.
Ndërkohë tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Bëhet me dije se nga 354 të infektuarit, 23 janë identifikuar në pikat doganore, ndërsa 195 janë shënuar në qytetin e Attikës, i cili është një ndër qytetet më të prekura.
78 pacientë trajtohen në intubim, mosha mesatare e të cilëve është 69 vjeç.