Barcelona po mendon që në merkaton e radhës të rikthejë në shtëpi, Thiago Alcantaran.
Bayern Munich është i gatshëm ta shesë, pasi sezonin e ardhshëm i mbaron kontrata dhe do të largohet falas.
Nga ana tjetër, vetë Alcantara ka thënë se nuk do të largohet nga ekipi, por rishfaqja në skenë e Barces mund të ndryshojë situatat.
Liverpooli nuk ka vepruar ende për futbollistin, nuk e ka bërë ofertën finale, prandaj duket se e ka humbur terren. Koeman me rikthimin e Messit kërkon që të ndërtojë një ekip kompetitiv.