Protesta të reja kanë shpërthyer në Bjellorusi kundër presidentit në detyrë Aleksandër Lukashenko. Agjentët e maskuar të sigurisë kanë tërhequr studentët nga rruga dhe i dërguan nëpër furgonë. 30 persona janë arrestuar, për pjesëmarrje në protesta, të konsideruara të paligjshme.
Studentët organizuan protesta në disa vende në kryeqytet, përfshirë jashtë Institutit Gjuhësor Shtetëror të Minskut, ku policia kishte arrestuar pesë persona të premten, kanë raportuar mediat lokale bjelloruse.
Mijëra gra më vonë mbajtën një marshim të veçantë nëpër Minsk pasdite, duke thirrur “duart larg fëmijëve” si një nga parullat e tyre, shkruan Reuters.