Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se 10 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.
Bëhet me dije se në harkun kohor në fjalë, janë regjistruar 111 raste të reja me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 467.
Që prej 13 marsit – kur u regjistruan rastet e para me COVID-19 e deri më 23 gusht, në Kosovë 12,448 persona janë infektuar.