Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vështirësitë e një familjeje që ndeshet me rrezikun e dëbimit nga banesa

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Vështirësitë e një familjeje që ndeshet me rrezikun e dëbimit nga banesa

Kongresi amerikan po përpiqet të sigurojë fonde për të parandaluar humbjen e shtëpive për ata që kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Qeveria ka ndihmuar shumë qiramarrës në Virxhinia, por një pjesë e tyre po përballen me dëbim pasi moratoriumet shtetërore dhe federale kanë skaduar.

Në mesin e tyre është edhe një familje nga qyteti i Aleksandrisë në Virxhinia.

Sami Bourma, një shtetas amerikan me origjinë nga Sudani, dikur fitonte gjashtë mijë dollarë në muaj duke bërë tre punë të ndryshme.

Tani ai është i papunë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Unë jam katër muaj mbrapa me qiranë. Gjithçka që kemi tani është nga ndihma qeveritare për papunësinë. Po përpiqem të kem pak rezerva për çdo emergjencë me fëmijët.”

“Kam frikë të humbas banesën time. Qiraja është shumë e lartë. Ne po presim lindjen e një fëmije dhe duhet të kujdesemi për fëmijët tanë të tjerë”, thotë bashkortja e Samiut, Laila Mohamene.

Megjithëse Samiu ka marrë 758 dollarë në javë nga përfitimet e papunësisë, kjo ndihmë nuk është e mjaftueshme për të paguar qiranë në kompleksin e tij të apartamenteve.

Kompleksi i apartamenteve Southern Towers nuk u kualifikuan për mbrojtje nën moratoriumin kombëtar tani të skaduar të dëbimit.

“Masat që parandalojnë dëbimet dhe tarifat që lidhen me pagesa e vonuara nuk janë të përfshira në Ligjin e Kujdesit”, tha Mary Horner nga firma Shërbimet Ligjore të Virxhinias Veriore.

Bell Partners, kompania që administron pronën, thotë se po ndihmon qiramarrësit duke hequr dorë nga tarifat e vonuara dhe duke zgjatur afatet e parashikuara të pagesave.

Megjithatë, pas skadimit të moratoriumit të shtetit të Virxhinias në qershor, firma dorëzoi një kërkesë në gjykatë për dëbimin e familjes së Samiut.

Në gjykatë, ai tregoi prova se ishte pushuar nga puna. Kjo i dha atij kohë shtesë.

“Një masë mbrojtjeje e miratuara kohët e fundit në Virxhinia, lejon gjykatat që t’u japin 60 ditë kohë shtesë qiramarrësve që kanë humbur vendet e punës dhe të ardhurat për shkak të Covid-19, nëse ata kanë qenë të rregullt në pegesat e qirasë para pandemisë”, tha Mary Horner nga firma Shërbimet Ligjore të Virxhinias Veriore.

Autoritetet lokale janë nën presion dhe po nxitojnë të ndihmojnë familjet si ajo e Samiut.

“Për ne është shumë më pak e kushtueshme dhe më pak tragjike që një familje të mbetet në shtëpinë e tyre dhe të mos dëbohet sesa zhvendosja e tyre”, tha Melodie Seau nga Zyra e Strehimit në Aleksandria.

Kërcënimi në nivel vendi i dëbimit nga banesat është i madh. Rreth 28 milionë qiramarrës dhe 16 milionë pronarë të shtëpive janë në rrezik, thotë firma e investimeve në pasuritë e patundshme Amherst Capital.

Në Virxhinia, më shumë se një milion familje përballen me pasiguri strehimi, thotë senatori demokrat Mark Warner, duke theksuar se qiramarrësit më të prekur ka shumë të ngjarë të jenë punonjës në industritë më të goditura nga pandemia, si dyqanet e shitjes me pakicë dhe hotelet.

Qiramarrësit në ndërtesën e Samiut, shumë prej tyre emigrantë afrikanë, marrin ndihmë nga grupe të ndryshme përfshirë organizatën Komunitetet Afrikane Së Bashku.

“Njerëzit nuk duhet të paguajnë qira kur nuk punojnë. Ne duam një lloj drejtësie për strehimin, ku qiraja duhet të jetë në përpjesëtim me të ardhurat e njerëzve”, tha Bert Bayou nga organizata Komunitetet Afrikane së Bashku.

Përveç qirasë së papaguar, Samiu ka grumbulluar edhe borxhin e kartës së kreditit.

Puna si shofer taksie për kompaninë Uber mund ta ndihmojë atë, por ai ka frikë ta sjellë koronavirusin në apartamentin e tij me një dhomë gjumi. Ndërsa kërkon një vend pune, ai përpiqet të mos kalojë në dëshpërim.

“Shpresoj që puna ime të kthehet shpejt. Nëse nuk ndodh, një gjë për të cilën mendoj çdo ditë, kjo do të jetë e tmerrshme sepse nuk di se ku do të shkoj”, tha ai. /Voa

Tags: familjerrezikveshtiresi

TË LIDHURA

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit
Bota

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima
Bota

Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima

18:12 | 01/11/2025
SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer
Bota

SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer

16:52 | 01/11/2025
Next Post
Rregullat dhe oraret e reja për kalimet në Greqi/ Policia jep detajet

Rregullat dhe oraret e reja për kalimet në Greqi/ Policia jep detajet

Kitara e “Mbretit” shitet në ankand për shifrën rekord

Kitara e “Mbretit” shitet në ankand për shifrën rekord

VIDEO/ Objekte të çuditshme fluturojnë mbi rrethinat e Tiranës

VIDEO/ Objekte të çuditshme fluturojnë mbi rrethinat e Tiranës







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com