Vesa Luma ka pikasur një lapsus nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se gjithkush ka të drejtë të infektohet.
Kosova është në kulmin e pandemisë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në një postim kishte shkruar “Gjithkush ka të drejtë të infektohet”.
Kjo fjali e pavend vinte pas idesë se virusi nuk zgjedh askënd, as moshë e as racë apo gjini. Kjo ngatërresë ka bërë që Vesa të mos e lërë pa një reagim, tani që informacionet për koronavirusin dhe vëmendja e tyre është më e madhe se kurrë më parë.