Para disa ditësh aktorja e njëkohësisht moderatorja e njohur Rudina Dembacaj, ka humbur babain e saj, Rexhep Dembacaj.
Aktorja i ka bërë një dedikim prekës të atit të ndjerë. “Babai im i dashur, sikur ta dije sa i pranishëm je sapo një dyshim vjen në mendjen time. Si më shoqëron në çdo hap timin drejt asaj dere të hapur në fund të universit. Jam fëmija yt dhe jam krenar për këtë, krenar që kam pasur një baba si ti”, shkruan Rudina.