Nuk duket të ketë paqe për Maqedoninë e Veriut, e cila vijon të regjistrojë shifra të larta të rasteve të reja me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj janë shënuar 205 raste të reja me COVID-19. Kështu shkon në 7,777 numri total i rasteve të regjistruara në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë janë shënuar edhe 6 viktima, duke e çuar në 368 numrin e personave që kanë humbur jetën nga pandemia në vendin fqinj.
Rreth 4 mijë raste janë shëruar në Maqedoni, ndërsa më shumë se 3,400 raste janë ende aktive.
Koronavirusi ka prekur më shumë se 12,4 milionë njerëz në të gjithë botën, ndërsa mbi 558 mijë persona kanë humbur jetën.