Koordinatori për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Arben Ahmetaj, ka komentuar raportin e Bankës Botërore për ekonominë shqiptare, pas situatës së pandemisë.
Përmes një deklarate për mediat, Ahmetaj tha se ky raport ishte një paralajmërim që vendi të marrë masat e duhura për reforma, për të parandaluar rizhytjen në varfëri si ajo e 2012-ës.
Sipas tij, diferenca e situatës së krijuar në 2012 dhe asaj të ditëve të sotme, është se në atë të parën nuk ka pasur krizë por një keqmenaxhim të situatës.
Ahmetaj theksoi se Shqipëria ka dy goditje të rënda në ekonomi, tërmetin dhe koronavirusi, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt do të prezantohet plani i ringritjes.
“Së fundmi Banka Botërore ka deklaruar dhe ka prezantuar një sërë raportesh sektoriale, sa i takon dëmit që ka shkaktuar COVID-19. Është fokusuar kryesisht tek dëmet, goditjet ekonominë në sektorë, por dhe në thellimin e mundshëm të varfërisë në rajon. Përpara se të kalojnë te shifrat konkret, ky raport nuk është raport i situatës aktuale, por një fotografim i dëmeve të mundshme momentale nga COVID-19. Çdo aktor politik, apo i çdo fushe tjetër që e trajton ndryshe, ose është joprofesional, ose i qëllimtë për të dezinformuar. Këtë le ta marrë me vete. Raporti thotë se punësimi në Ballkanin Perëndimor arriti rritje të numrit të punësimit. Në këtë raport thuhet se punësimi në Ballkanin Perëndimor arriti në nivel histori, në 45.6% për grupmoshat 15 vjeç e sipër. Çfarë tha për Shqipërinë raporti? Shqipëria ka rritur pagën minimale. E kanë rritur pagën mesatare me 12 % dhe renditet është ngritur me 18 % rritje. Shkalla e papunësisë ka rënë në nivele të ulëta rekord ne Ballkanin Perëndimor, ku ne vendin tone u ul për 11.5%. Për çfarë paralajmëron Banka Botërore?! E theksoj, paralajmërim! Jepet paralajmërim për të marrë masat e duhura për reforma, për të parandaluar rizhytjen në varfëri si ajo e 2012-ës. BB thotë në simulimet e saj se shkalla e varfërisë në Shqipëri për mund të rritet me 4 deri ne 8 %. Skenari me i keq, mund te shkonte tek 40%. Banka Botërore thotë; ‘Varfëria do të mund të arrinte në nivelin e 2012-ën, ku është lugina më e thellë e varfërisë’. Diferenca midis 2012-ës dhe ditës së sotme, është se në atë kohë nuk kishte krizë, por keqmaneaxhim të situatës nga ajo qeveri që e shtynë vendin drejt krizës dhe varfërisë historike. Ne jemi të alertuar, të përgatitur dhe shumë shpejt do të prezantojmë planin tonë të ringritjes. Ne kemi dy goditje të rënda në ekonomi. Goditje nga tërmeti, dhe goditja globale”, tha ai.