Një ditë pas takimit me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, kryedemokrati Basha po mban një takim me ambasadorin gjerman, Peter Zingraf.
Takimi ka në fokus Reformën Zgjedhore, ku 31 Maji është afati i fundit për të ndryshuar sistemin.
Kreu i Partisë Demokratike, ka nisur takimet intensive për Reformën Zgjedhore. Raportohet se pas takimit me ambasadorin, Basha do të ketë dhe një bisedë me ekspertë të Reformës Zgjedhore.