Organizata “Europa Nostra” i ka dërguar ditën e sotme një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Në ditën e Bajramit, si një mbështetëse e kauzës së teatrit, ndërsa uron këtë festë për besimtarët myslimanë, organizata e njohur europiane transmeton mbështetjen e saj për aktivistët e aleancës:
“Ne ju dëshirojmë të gjithëve ju forcë dhe mençuri për të kapërcyer krizën e rëndë kulturore dhe demokratike të shkaktuar nga prishja e paligjshme e Teatrit Kombëtar.
Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë dhe fillimin e një alternative alternative – më të qëndrueshme – zhvillimi në qytetet dhe fshatrat e vendit tuaj bazuar në një respekt dhe kujdes shumë më të fortë për trashëgiminë kulturore dhe mjedisin natyror.
Ato janë pasuritë dhe burimet kryesore të Shqipërisë për të ardhmen e saj europiane, pasi ato kanë një vlerë thelbësore për cilësinë e mjedisit jetësor dhe për mirëqenien e qytetarëve tuaj si dhe për një rikuperim të drejtë, të gjelbër dhe të qëndrueshëm të shoqërisë dhe ekonomisë tuaj pas dy katastrofave të fundit: tërmeti dhe pandemia koronavirus”.
Kujtojmë se përmes një reagimi në rrjetet sociale edhe Presidenti i vendit Ilir Meta e ka mbështetur këtë qëndrim, ndërsa shkruan: “Ndaj të njëjtin qëndrim, që siç me të drejtë thekson “Europa Nostra”: “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme, ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë”.