Ish-deputeti Petrit Vasili, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Rama pas deklaratës së këtij të fundit, për një marrëveshje me PS.
Lidhur me mundësinë e një koalicioni me LSI-në, Rama u shpreh se në politikë kurrë nuk duhet thënë kurrë, por që e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me atë që e quajti ‘Partia e Presidentit’.
Petrit Vasili shprehet në një status në Facebook se LSI është dhe do të jetë me popullin, perballë dhe kundër Edi Ramës.
Statusi
LSI me Edi Ramen?
KURRE!
Edi Rama eshte i dashuruar,i perdorur dhe i kapur nga narkotrafikantet dhe oligarket kunder popullit te tij.
LSI eshte dhe do te jete pergjithmone vetem e vetem me popullin, perballe dhe kunder Edi Rames, narkotrafikanteve dhe oligarkeve.
Dite tronditese e presin Edi Ramen, tashme te vetmuar te braktisur edhe nga klientet e vet te droges dhe PPP-ve.
Limoni i shtrydhur te njejtin fund ka pasur gjithmone.
Edi Rama e humbi edhe kohen per te ikur…!