Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates, ka folur për vaksinën kundër COVID-19 teksa theksoi se “paratë nuk janë problem”.
Sipas tij, problemi ka të bëjë me kohën.
Gates tha se mund të duhen rreth 18 muaj për të arritur në krijimin e një vaksine kundër koronavirusit.
“Mungesa e përgatitjes nga të gjithë shtetet për një pandemi do të bëjë që të nevojitet kohë për një kurë ndaj COVID-19. Gjatë 18 muajve që do të duhen për të prodhuar vaksinën, protokolle do të anashkalohen pasi do të ketë më pak teste të sigurta seç ka normalisht”, u shpreh ai.
Vaksinave zakonisht iu duhen 5-6 vite që të kompletohen, por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, ky proces duhet të ecë me shpejtësi.
Gates premtoi se paratë nuk do të jenë një pengesë për gjetjen e vaksinës dhe u shpreh se do të vazhdojë të nënshkruajë çeqe për këtë qëllim, më shpejt se çdo qeveri.