Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë një lajm shumë të mirë me qytetarët.
Përmes një postimi në Instagram, Manastirliu bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 26 persona nga koronavirusi.
Sipas saj, gjysma e pacientëve të shëruar ishin nga Shkodra. Ministrja thotë se në 5 ditët e fundit, numri i të shëruarve ka qenë më i madh se numri i rasteve të reja.
“26 të shëruar në 24 orët e fundit, gjysma e të cilëve në Shkodër. Lajm inkurajues është se numri i të shëruarve prej 5 ditësh rezulton të ketë kaluar numrin e të infektuarve aktiv”, shkruan ajo në postimin e fundit.
Deri më tani në Shqipëri janë verifikuar 518 raste me COVID-19, ndërsa janë shënuar 26 viktima.