Brenda 24 orëve të fundit, 517 persona kanë humbur jetën në Spanjë si pasojë e COVID-19.
Autoritetet zyrtare bëjnë me dije se numri total i viktimave ka shkuar në 17,489.
Ndërsa numri i të infektuarve është rritur me 2,665 raste në ditë dhe gjithsej rezultojnë 169,496 persona të prekur nga koronavirusi në të gjithë vendin.
Mbi 64 mijë persona janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali ndërkohë së fundmi ka nisur lehtësimi i masave të izolimit.
Qindra mijëra njerëz u lejuan të kthehen në punë për herë të parë pas bllokimit kombëtar në Spanjë.
Nga e hëna, njerëzit lanë shtëpitë e tyre për të shkuar për të punuar.
Disa biznese, përfshirë ndërtimin dhe prodhimin, u lejuan të rihapen, por shumica e popullsisë është ende e kufizuar në shtëpitë e tyre.
Dyqanet, baret dhe hapësirat publike do të qëndrojnë të mbyllura deri në 26 prill.