Emergjenca e Koronavirusit ka gjunjëzuar edhe botën e futbollit, duke ndryshuar rutinat e futbollistëve të detyruar për t’u stërvitur në shtëpi në mënyra të ndryshme nga ato të zakonshmet.
Për këtë arsye, pavarësisht momentit të vështirë, në shtëpinë e Manchester United ka nga ata që shpresojnë që futbollistët të marrin një dozë ndihme nga ana e grave apo të fejuarave të tyre. Ole Gunnar Solskjær, duke folur për sajtin zyrtar të “Djajve të kuq”, zbulon disa nga sekretet e stërvitjes së skuadrës gjatë këtyre ditëve:
“Futbollistët kanë programe individuale dhe dieta për të ndjekur. Ata mund të përfitojnë nga kjo periudhë për të punuar mbi diçka specifike për rolet e tyre në fushë.
Unë personalisht jam stërvitur në kopsht me fëmijët e mi dhe ndoshta edhe futbollistët duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Pjesa më e madhe e tyre i kanë shtëpitë e mëdha, me kopshte me hapësirë, kështu që shpresojmë që gratë e tyre dinë të krosojnë”.