Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një video përmes së cilës tregon se aksioni humanitar për të ndihmuar njerëzit në nevojë në këto ditë të vështira, vazhdon.
“Shqipëria do ta fitojë luftën dhe ata që shajnë e mallkojnë do t’i mohojnë ato që thonë sot”, shkruan ndër të tjera Kreu i Qeverisë.
Reagimi i plotë i Ramës: “Ne vazhdojmë, me mendje e me zemër, përditë, papushim, ushqimin e rezistencës për ekzistencë, deri sa të dalim nga kjo luftë e egër që kërcënon qindra e mijëra jetë shqiptare.
Për ne atdheu është një dhe çdo shqiptar është familja jonë sot më shumë se kurrë.
Shqipëria do ta fitojë luftën dhe ata që shajnë e mallkojnë do t’i mohojnë ato që thonë sot”.
Kujtojmë se COVID-19 prej disa javësh ka prekur edhe Shqipërinë. Deri më tani në vendin tonë kanë ndërruar jetë 10 persona si pasojë e koronavirusit.