Koronavirusi po bën “kërdinë” në Itali.
Autoritetet përkatëse kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 369 persona, duke shkuar kështu numri total i viktimave në 1809.
Guvernatori i Lombardisë Attilio Fontana ka ngritur alarmin, teksa deklaroi se: “Jemi pranë momentit kur nuk kemi më asnjë shtrat të lirë në reanimacion”.
Nga ana tjetër, kryeministri italian Giuseppe Conte ka pohuar se Lombardia po mbahet nën vëmendje të veçantë dhe se siguria e mjekëve dhe infermierëve është në plan të parë.
Ndërkohë kujtojmë se në Shqipëri, deri më tani 42 raste janë konfirmuar me koronavirus dhe fatkeqësisht një person ka ndërruar jetë pak ditë më parë, pasi nuk arriti të mposhte dot simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm.