Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, ka njoftuar anulimin e festimeve për Ditën e Verës në Elbasan, dhe eleminimin e takimeve, trajnimeve masive.
“Çdo gjë sipas udhëzimeve te qeverisë. Higjienë, kujdes në arka e sportele dhe anulim i aktiviteteve që kishim për Ditën e Verës, Elbasan, e eliminim mbledhje e takime/trajnime masive si dhe kontroll me i përforcuar ekipit për simptoma te ndryshme. Si një drejtori e madhe shërbimesh me shumë kontakte shkresore e fizik me qytetarët, do behet kujdes i shtuar me higjienën”.
Menjëherë në media u përfol se pas urdhrit të ri të qeverisë, është auluar koncerti i këngëtarit me famë botërore, Maluma. Koncerti pritej të mbahej në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, më 14 mars.
Pas këtyre lajmeve, organizatorët e eventit kanë reaguar, duke njoftuar se koncerti ende nuk është anuluar dhe pritet një njoftim zyrtar.
“Ju lutem prisni një njoftim zyrtar nga organizatorët e koncertit. Janë publikuar nga portalet që koncerti është anuluar dhe s’është e vërtetë. Ç’do gjë do të bëhet e ditur së shpejti”, shkruan njëri prej organizatorëve në postim.