Ditën e sotme janë vonuar tragetet në Durrës dhe shkak për vonesat është bërë moti i keq dhe era e fortë.
“Dy tragetet e linjës Bari – Durrës do të mbërrijnë me vonesë, pasi janë nisur me rreth 8 orë vonesë, për shkak të erës së fortë në brigjet e Italisë Jugore”, njofton Autoriteti Portual.
Ndërkohë që tragetet “Bari” dhe “AF Marina”, janë nisur mëngjesin e sotëm nga Bari dhe priten të hyjnë në portin e Durrësit rreth orës 15.00.