Për të parandaluar shpërthimin e një epidemie të mundshme, Spanja ka vënë në karantinë të gjithë njerëzit që ndodheshin në hotelin ku u gjet turisti italian me koronavirus.
Sipas Diarios de Avisos, një mijë persona janë vënë në karantinë në hotelin H10 Costa Adejie Palace, në zonën e Adejie. Mjeku italian i cili u diagnostifikua me koronavirus po qëndronte në këtë hotel bashkë me gruan e tij.
Bëhet me dije se ushtria dhe forcat e rendit kanë penguar hyrjen dhe daljen në hotel të personave, nga kompleksi turistik.