Një 28-vjeçar është gjetur i pajetë në Përrenjas.
Raportohet se dy ditë më parë ai ishte paraqitur në Spitalin e Librazhdit për të marrë ndihmë mjekësore pasi kishte temperaturë të lartë.
Ende janë të paqarta shkaqet e vdekjes së të riut ndërkohë që burime nga spitali pohojnë se mund të ketë pasur komplikime më vonë.