Dy të plagosur është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër. Aksidenti është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjteje, në autostradën Lezhë Shkodër, në dalje të fshatit Balldren.
Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë dy automjete, një prej të cilave ka përfunduar në kanal i përmbysur. Forcat e policisë kanë nisur hetimet, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Lajmin e ka përcjellë Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore.