Po zhvillohet tashmë në Kosovë takimi i radhës mes kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa.
Ky i fundit është shprehur për mediat kosovare pak para nisjes së takimit, se do të mundohet të arrijë një marrëveshje sot.
“Po mundohemi me arritë marrëveshjen”, mësohet të jetë shprehur Isa Mustafa.
Kujtojmë se dy liderët kanë pasur shumë takime ditët e fundit, teksa takimi i djeshëm zgjati plot 3 orë. Por pavarësisht këtyre takimeve akoma nuk është arritur krijimi i një marrëveshjeje për qeverinë e re të Kosovës.