Gjykata federale në Missoula e ka dënuar me 4 vjet e 9 muaj burg 21-vjeçarin shqiptar, Fabjan Alameti.
I riu ka pranuar fajësinë për dëshmi të rreme kur u pyet rreth synimeve për t’u bërë pjesë e organizatës terroriste të Shtetit Islamik dhe planit për të sulmuar një xhami në Zelandën e Re.
Alameti kishte komunikuar në internet me një person për të cilin nuk kishte dijeni që ishte informator. Këtij të fundit, i riu i kishte shpalosur planin e tij që të sulmojë njerëz të zakonshëm në shenjë hakmarrjeje, si edhe i kishte treguar planet e tij për të sulmuar një objekti ushtarak në SHBA.
Shqiptari përfundoi në prangat e policisë më 3 prill në shtetin Montana.