Zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta, ka reaguar për mohimin e Masakrës së Reçakut. Tedi Bluushi deklaron se gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë, dhe krimi mbetet krim. Sipas Blushit, faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë, që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës.
Në komentin e shpërndarë në Facebook, Tedi Blushi nënvizon ndër të tjera se krimi mbetet krim, as harrohet dhe as nuk vjetërohet. Po kështu, ai shpreh mirënjohjen ndaj ambasadorit Walker, për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut.
Statusi
GJAKU I REÇAKUT NUK BËHET UJË!
Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine! Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës. Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Mirënjohje përjetë ambasadorit Walker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut! LAVDI TË PËRJETSHME MARTIRËVE TË KOSOVËS!