Klajdi Qato, djali 25-vjeçar i pronarit të Vila Palmës u nxor i gjallë nga rrënojat 21 orë pas tërmetit.
Me një plagë të vogël në kokë, Klajdi arriti të mbijetonte në mesin e pluhurit dhe betonit.
Përgjatë një interviste për “Top Story”, Klajdi rrëfeu: “Në moment që rashë, kuptova që isha mirë, pata një shpresë në veten time se do ia dal. Në moment të parë që rashë vazhdova heqjen e inerteve afër vetes, të hapej sa më shumë pjesa e ajrit dhe çdo gjë shkoi mirë. Më pas ata arritën deri diku, që të afroheshin afër meje, më pas erdhi ekipi grek që ishin të mrekullueshëm. Nuk e besoja kurrë se mund t’ia dilja pa ata nga aty”.