Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka reaguar së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Balliu shkruan ndër të tjera se “edhe pse Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal për çështjen e Unazës së Re, Prokuroria nuk bën asnjë veprim, a thua se nuk ekziston”.
Postimi i plotë: “TË SHPALLET NË KËRKIM PROKURORIA.
Nuk ka Prokurori e as prokuror.
Edhe pse Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal për çështjen e Unazës së Re, Prokuroria nuk bën asnjë veprim, a thua se nuk ekziston.
PD ka bërë kallëzim dhe ka dorëzuar prova e fakte për aferën korruptive që po ndodh tek Unaza, e ku qindra familje rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur, Prokuroria nuk bën asnjë veprim.
Prokuroria nuk nis hetimet e as nuk pezullon punimet.
Prokuroria NUK është aty.
Prokuroria të SHPALLET NË KËRKIM”.
Gjithashtu mund të lexoni:
Klevis Balliu sulmon Lleshajn: I ke mbushur kafen babait tim o servil