Tre shqiptarë dhe një spanjoll kanë përfunduar në prangat e policisë së Spanjës, pasi akuzohen për grabitje banesash.
Pas një hetimi disamujor, dyshohet se grupi kriminal, i specializuar për vjedhje, ka kryer së paku 14 grabitje në krahina të ndryshme të Spanjës.
Shqiptarët e arrestuar identifikohet me iniciale M.Z, S.Z, J.A, ndërsa shtetasi spanjolli A.J.B.
Ata akuzohen për një sërë veprash penale të tilla si përfshirje në krim të organizuar, vjedhje të banesave, automjeteve, posedim i mallrave të vjedhura, etj.
Sakaq, sipas mediave spanjolle, grabitësi kanë arritur të vjedhin edhe futbollistë të njohur të La Ligës, të cilët luajnë për ekipe si Real Madrid apo Atletiko.
Anëtarët e bandës ndryshonin numrat e telefonit, me qëllim që të mos spikateshin nga hetuesit.