Pas refuzimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut, kryeministri Zoran Zaev njoftoi shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Gjatë ditës së sotme, media vendase ‘Tetova Sot’, ka zbuluar se këto zgjedhje do të mbahen në muajin mars të vitit 2020.
Në prononcimin e tij të parë pas bllokimit të negociatave, Zaev u shpreh se reformat në vend duhet të vazhdojnë dhe se Maqedonia duhet që të vazhdojë me implementimin e marrëveshjeve, e sidomos me Greqinë.
“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”, deklaroi Zaev.
Nga ana tjetër edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i sheh këto zgjedhje si zgjidhjen më të mirë të zhvillimeve pas refuzimit nga KE për nisjen e bisedimeve.