Kryeministri i ri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis kërkon ndihmën e NATO-s për të shtuar numrin e patrullimeve detare në Egje. Kjo kërkesë vjen në një kohë kur Turqia ka kërcënuar se do të lejojë një fluks të ri të migrantëve që të shkojnë në Greqi.
“Unë i kam kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, që anëtarët e Aleancës, të forcojnë praninë e tyre me më shumë anije në Detin Egje. Ne po kërkojmë që misioni të shtrihet në jug, në mënyrë që ata të mund të mbulojnë plotësisht kufijtë detarë”, theksoi Mitsotakis.
Ditën e djeshme, Reccep Tayyip Erdogan, do të dërgonte 3.6 milionë refugjatë sirianë nga Turqia në Evropë, nëse shtetet evropiane e konsiderojnë operacionin ushtarak turk në Siri si okupim.
Zyrtarisht ka rreth 70.000 migrantë dhe refugjatë në Greqi. Numri i tyre po shtohet çdo ditë, gjë që bën presion shtesë në kampet e mbipopulluara në ishujt grek.