Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, i ftuar në emisionin 360 Gradë në RTV Ora, rrëfeu një episod skandaloz, ndërsa një punonjës i Policisë së Shtetit e ka ndaluar, dhe e ka trajtuar si mos më keq, me pretekstin se ka sharë kryeministrin Rama.
Ai i ka kërkuar dokumentet, madje edhe e kishte gjobitur. Kur e kishte pyetur se për çfarë arsye e kishte gjobitur, polici i ishte kthyer ashpër.
“Shiko deri ku ka arritur. Ishte në një makinë dhe ishte civil (polic). Ti më tha mua që shan Ramën, sepse ma ka treguar djali në telefon, ti hap çik krahun.
Ti more maskara më thua, pse ça je ti, ordiner, palaço. Hape krahun më tha mua, nxirri dokumentet, më vuri 20 mijë lekë gjobë. Pse?
Për parkim të gabuar, sepse këtu më do qejfi mua”, u shpreh Veleshnja në emision, lidhur me gjobën që mori pasi nuk u tolerua për të sharat ndaj Edi Ramës.