Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaron se kryeministri Rama gënjeu shqiptarët në lidhje me uljen e çmimit të energjisë elektrike.
Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet se Rama e rriti energjinë elektrike dhe çoi kryefamiljarët drejt vetëvrasjes, teksa shton se kryeministri duhet të ikë sa më parë që të shpëtojë Shqipëria.
Postimi i Lulzim Bashës:
Premtoi uljen e çmimit të energjisë por e rriti për familjarët dhe biznesin. Dhjetëra kryefamiljarë u shtynë drejt vetëvrasjes, qindra familje mbetën pa drita, mijëra vende pune u shkatërruan sepse bizneset falimentuan në masë.
Vjedhja dhe mashtrimi janë politika e vetme e Hajdutit dhe bandës së tij. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk