Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur paraditen e sotme në aksin Gjiroksatër-Kakavijë, në të dalë të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se në këtë aksident janë përfshirë 2 automjete. Ndërkohë, 5 persona mësohen të jenë plagosur por asnjë në gjendje të rëndë për jetën.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë. Policia është paraqitur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.