Administratori i ‘Gega Oil’, Paulin Gega, i cili është shpallur në kërkim nga policia nën akuzën se përdorte biznesin për të kryer evazion fiskal, i ka dërguar një letër ministres së Financës Anila Denaj.
Me anë të kësaj kërkese, Gega i kërkon ministres të pastrohet emri i tij sa u takon akuzave që rëndojnë ndaj tij dhe kompanisë lidhur me firot në depozitat e benzinës.
“Kompania Genklaudis sha ka dhe unë Paulin Gega kemi qenë gjithmonë në krye të kontributit për të ndihmuar doganën dhe shtetin me realizimin e planeve të ndryshme sa herë na është kërkuar! Prandaj sot të lutem, kërkoj përkrahjen tuaj, si dhe atë të strukturave shtetërore që të gjendet e drejta ime”, shkruan më tej në kërkesën e tij, Paulin Gega.
Letra e Gegës drejtuar ministres:
Pershendetje Znj.Ministre si jeni ?
Jam shume i habitur qe po abuzohet me emrin tim ne Porto Romano me Genklaudis sha, sikur gjoja ka diferenca te paligjshme !
Ato jane firot ligjore, qe Drejtori i Doganes dhe administrata qe ai drejton i di shume mire.
Firot jane te dokumentuara dhe te pranuara ligjerisht nga dogana !
Te kerkoj me shume insistim dhe dashamiresi, nuk dua asnje favor, por thjesht te komunikohet e verteta tek Drejtoria e Doganave dhe Kryeministri i Shqiperise, te cilet mesa duket jane te keqinformuar mbi situaten!
Kompania Genklaudis sha ka dhe une Paulin Gega kemi qene gjithmone ne krye te kontributit per te ndihmuar doganen dhe shtetin me realizimin e planeve te ndryshme SA HERE na eshte kerkuar! Prandaj sot te lutem, kerkoj perkrahjen tuaj, si dhe ate te strukturave shteterore qe te gjendet e drejta ime.
Kerkoj te vihet ne vend imazhi i kompanise time, per te cilin kam investuar nje jete te tere per ta ndertuar e per ta ngritur ne rang kombetar.
Te pershendes,
Ne pritje te nje reagimi nga ana juaj.
Paulin Gega