Një shqiptar 33-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë gjermane, pasi autoritetet vendase kishin vendosur për ta dëbuar një vit më parë.
Sipas mediave gjermane, shqiptari ndodhej në një makinë të pasiguruar së bashkë më vajzën e tij 6-vjeçare, ndërsa raportohet se në tentativë për t’i ikur policisë, 33-vjeçari rriti shpejtësinë, duke rrezikuar në këtë mënyrë jetën e tij dhe të vajzës.
Ai u ndalua në autostradën Bramsche-Neuenkirchen-Vörden, teksa nuk iu bind urdhrit të policisë.
Më pas ai ka lënë makinën bashkë me vajzën brenda dhe ka vrapuar përmes fushave të misrit ku në fund është kapur.
Pas arrestimit të tij, shqiptarit iu bllokua patenta, ndërkohë që policia njoftoi bashkëshorten që të merrte vajzën 6-vjeçare.