Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Mashtrimi me djathin/ Nga ta dimë se çfarë po hamë?

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Gazetari i mirënjohur Mentor Kikia, ka ndarë shqetësimin me miqtë e tij lidhur me sigurinë ushqimore. Kohët e fundit po ushtrohen kontrolle të shumta lidhur me ushqimet, të cilat ishin bërë gati për shitje, ndonëse u kishte kaluar afati i skandancës.

Kikia kërkon të dijë se nga kush kontrollohen ata që prodhojnë djathin? Sapo këmba shkel në një dyqan, flitet për djathë me çmime të ndryshme, kjo një mënyrë për të dalluar djathin cilësor.

Krejt natyrshëm të vjen pyetja nëse është djathë dhe jo një përzierje teknologjike. Ai shton më tej se në shumë dyqane bulmeti, sot shitet djathë pa etiketën e prodhuesit, dhe pa deklaruar përbërësit. Shpesh shikon një copë letër mbi një shkop ku shënohet: “Djathë dele Jugu”, “Djathë Gjirokastre”, apo thjeshtë “Djathë lope”, dhe çmimi përkatës. Po nga ta di qytetari se çfarë përmbajtje ka ai djathë që ai blen?

Statusi

Nga ta di unë që ky është djathë dhe jo një përzjerje teknologjike? Në shumë dyqane bulmeti, sot shitet djathë pa etiketën e prodhuesit dhe pa deklaruar përbërësit. Shpesh shikon një copë letër mbi një shkop ku shënohet: “Djathë dele Jugu”, “Djathë Gjirokastre”, apo thjeshtë “Djathë lope”, dhe çmimi përkatës.

Po nga ta di unë, që ai është vërtet djathë deleje apo dhie? A kam të drejtë unë të dyshoj se ai është bërë me qumësht pluhur, niseshte, vaj palme dhe disa pika esence(aromë) dhie, qëshitet edhe kjo si parfum. Shitësi të jep sigurinë: E ke pa merak, e marr direkt në baxho, apo direkt në fabrikë. Po atë në baxho dhe fabrikë kush e kontrollon? Si është e mundur që djathi nuk myket, por thjeshtë thahet si të ishte gëlqere. Si është e mundur që kosi nuk thartohet e as myket, edhe sikur ta lësh në diell një javë?

AKU-ja kontrolloi një fabrikë para pak ditësh, “REND&BLEND&CO”, dhe doli që prodhonte qumësht, kos, djathë(dhie, dele, lope), gjizë, salcë etj, me qumësht pluhur dhe vaj palme. E gjobitën për evazion fiskal. Vaji i palmës, padyshim, nuk është helm. Por unë duhet ta di kur blej djathë lope, e kur blej djathë me vaj palme. Unë nuk kam parë deri tani asnjëlloj djathi, qumështi apo kosi me emrin “REND&BLEND&CO”.

Po ku i dërgonte tonelatat e “bulmetit” me vaj palme atëherë kjo fabrikë? Padyshim që furnizon këto dyqane që më pas i vënë shkopinjë me letra: “Djathë dele Jugu”, “Djathë Gjirokastre”, “Djathë Dukati”….  Nuk dua të krijoj as panikun më të vogël. Nuk dua të ndëshkojmë në asnjë pikë djerse ata që punojnë me ndershmëri. Por nuk duhet të pranojmë mashtruesit që nga i njëjti kazan me qumësht (në rastin më të mirë), të bëjnë edhe djathin e lopës, edhe të deles, edhe të dhisë.

Tags: cilesiaDjathikonsumatori

TË LIDHURA

Politikë

Tabaku dhe Bylykbashi: Integrimi në BE kërkon reforma, jo vetëm data politike

18:23 | 09/06/2026
Politikë

Rama i dhuron libër gazetares: “Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh”

18:02 | 09/06/2026
Aktualitet

7 mijë rrënjë kanabis në Reç të Ri, pezullohen tre efektivë policie në Shkodër

17:43 | 09/06/2026
Next Post

“Qesharak komplet”, ironizon Manjani: Çështjet që Rama duhet ti sqarojë me veten si fillim

Mogherini: BE të mbajë premtimin për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në fshatin Ballaban rrezikohet tharja e tokave bujqësore (video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Tabaku dhe Bylykbashi: Integrimi në BE kërkon reforma, jo vetëm data politike

by mirseda
18:23 | 09/06/2026
0

Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, dhe...

Rama i dhuron libër gazetares: “Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh”

18:02 | 09/06/2026

Vjosa Osmani: Qytetarët duan kompromis, ne jemi gati të bashkëpunojmë

18:00 | 09/06/2026

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

17:56 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com