Aktori Laert Vasili është përfshirë në një debat me ish-deputetin demokrat, Tritan Shehu mbrëmjen e djeshme.
I ftuar në emisionin “Dritare me Rrudinën”, teksa po komentonin aktualitetin politik, Vasili lëshoi disa kritika ndaj mënyrës se si opozita e bashkuar zhvillon protestat.
Laert Vasili: Bëni ndonjë kurs për të mësuar himnin
Tritan Shehu: Ti shko tek teatri, mbro teatrin se po jua shembin teatrin
Laert Vasili: Shko jeto poshtë urës. Kthehu tek shajaku, tek guna, shko tek kallamishtet
Tritan Shehu: Shko mbro teatrin ti. Apo të kanë thënë të recitosh sot
Laert Vasili: Ata njerëz i merrni aty me zor. Cfarë do ju zgjidhë problemin një njeri që ishte ministër kur u vranë 4 vete, që për faljen e detit nuk mbajti asnjë përgjegjësi? Shqiptari se ka kujtesën si peshku i kuq.
Tritan Shehu: Këtu njerëzit vijnë për të recituar Rudina, po s’ka problem.
Laert Vasili: Do largohem nga emisioni po vazhdoi të më fyejë kështu
Tritan Shehu: Ne do luftojmë për të vendosur demokracinë në këtë vend
Laert Vasili: Dhe demokracinë e vendosni duke djegur mandatet?
Tritan Shehu: Ishte një veprim jo i gëzueshëm por i detyruar dhe i domosdoshëm
Laert Vasili: Më shihni në sy, përtej humorit… një burrë kaq i mençur, vërtet mendoni se ju drejton ai që sot është kryetar i PD?
Tritan Shehu: Unë e kuptoj problemin që ke ti