Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka folur për partinë më të re të krijuar opozitare.
I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Përballë”, Patozi është shprehur se sistemi nuk ndryshohet duke dalë në rrugë, por sipas tij zgjidhja me e mirë është hyrja në zgjedhje.
Po ashtu, Patozi deklaroi se Partia Bindja Demokratike nuk ka kandidatë në të gjithë vendin sepse nuk kishin mundësi.
“Nuk ndryshohet sistemi duke dalë në rrugë jo siç bëjnë disa, por duke hyrë në zgjedhje. Nuk kishim mundësi për të gjithë qytetet në Shqipëri, nëse do të ishim patericë si ata që akuzohen që kanë marrë rrugët do t’i kishim bërë. Nëse një parti ku kam qenë unë 30 vjeçare ka ngelur jashtë, ne nuk donim këtë. Ne e shikojmë zgjidhjen tek zgjedhjet dhe nuk kishim pse vraponim”, tha Patozi.