E dini se aktori i humorit Koço Devole mund të quhej ndryshe, por diçka ndodhi në gjendjen civile?
I pyetur nga fëmijët e “Piter Panit”, pse prindërit i vendosën këtë emër, ai ka treguar se ata dëshironin ta quanin ndryshe, por diçka kishte ndodhur në gjendjen civile.
“Në fakt prindërit dëshironin të ma vinin emrin Kostandin, por në gjendjen civile u kishin thënë se është i madh si emër dhe nuk e zë regjistri. Më pas kishin menduar Kosta, por në fund vetëm Koço u ishte dukur i përshtatshëm”, ka treguar aktori me humor.