Policia e Shtetit në bashkëpunim me Krimet e Rënda goditën sot një grup të narkotrafikut me shtrirje në Tiranë, Elbasan e Fier. Operacioni në terren u zhvillua nga RENEA, ku ranë në pranga 6 persona, mes tyre Klajdi Gjeci, miku i Shullazit.
Gjithashtu janë vënë nën hetim në gjendje të lirë, dhe tre persona të tjerë. Gjatë aksionit të zhvilluar në Tiranë u sekuestrua 1 kg kokainë, ndërkohë që në Elbasan u sekuestruan 550 g kokainë.
Gjeci konsiderohet si mik i Emiljano Shullazit, i cili aktualisht është në burg për një sërë veprash penale, përfshirë grup të strukturuar kriminal. Ai është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni “Shënkolli”. Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Sektori për Narkotikët në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e tregtimit të drogave të forta, kryesisht kokainë.
Finalizimi i operacionit nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Repartin RENEA dhe DVP Tiranë.
Në pranga 6 persona.
Sekuestrohen 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Gjatë ditës së sotme, në funksion të procedimit penal të vitit 2018 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Shënkolli”.
Në operacion u përfshinë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Reparti RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ku u bë i mundur arrestimi i shtetasve:
- Gj., 32 vjeç, banues në Elbasan me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;
- Q., 45 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;
- P., 23 vjeç, banues në Elbasan;
- D., 35 vjeç, banues në Elbasan;
- Gj., 25 vjeç, banues në Elbasan;
- T., 31 vjeç, banues në Elbasan.
Si dhe ndiqen në gjendje të lirë dy shtetase.
Shtetasit A. Q., dhe K. Gj., si organizatorë të grupit kriminal, siguronin lëndën narkotike dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kryenin shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.
Policia gjatë kontrollit fizik të krerëve të grupit, por edhe kontrollit në banesat e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 550 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Operacioni është ende në vijim, për identifikim dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Goditet grupi i shpërndarjes së kokainës, midis 5 të arrestuarve tri vajza. “Shefi” i grupit miku i Shullazit on Vidnews.