Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Meta nuk është më imun ndaj shkarkimit, alarmohet LSI

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta nuk është më imun ndaj shkarkimit, alarmohet LSI

Vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të nisur përzgjedhjen e kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese, duket se ka rënduar pozitat e Presidentit të Republikës. KED ka bërë gati gjithçka për të emëruar 9 anëtarët e rinj, të cilët pritet që të japin një kontribut tepër të madh sa i takon debateve kushtetuese të lindura kohët e fundit. Një ditë më parë, gazeta tregoi se si me kthimin e Kushtetueses në normalitet do rikthehet debati i famshëm Rama-Meta për dekretet e ministrave. Por ky nuk është zhvillimi i vetëm, pasi me ringritjen e Kushtetueses, eliminohen të gjitha pengesat për të shkarkuar presidentin.

Kur lindi sherri Qeveri-Presidencë për Sandër Lleshajn dhe më pas për Gent Cakajn, kryeministri e paralajmëroi disa herë presidentin se dhe mund të shkarkohej. Por në atë kohë shkarkimi i Metës ishte një mision i pamundur. Sipas Kushtetutës, presidenti shkarkohet me 94 vota dhe në fund është Gjykata Kushtetuese ajo që vendos nëse vendimi i Parlamentit është i drejtë. “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.

Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”, thuhet në nenin 90 të Kushtetutës.

Pra, në fillim të këtij viti qeveria nuk kishte as numrat e nevojshëm në sallë, por edhe nuk funksiononte Kushtetuesja. Kjo në një farë mënyre e ka bërë imun presidentin ndaj shkarkimit. Madje momentalisht, presidenti edhe sikur të kryejë një krim, nuk mund të shkarkohet dot. Duke e ditur një gjë të tillë, Meta nisi dhe interpretimet e Kushtetutës dhe bllokoi shkarkimin e Bushatit apo emërimin e Cakajt, duke shkelur Kushtetutën.

Por situata ka ndryshuar. Në Parlament janë futur deputetë të rinj, të cilët nuk kanë hezituar të bashkojnë votat me mazhorancën. Por po ashtu Kushtetuesja për punë ditësh do jetë gati. Të gjitha këto eliminojnë pengesat që ishin deri më tani për shkarkimin e presidentit.

Alarmi në LSI e Presidencë

Gjykata Kushtetuese do jetë ajo që do të vendosë nëse presidenti ka shkelur apo jo Kushtetutën me dekretet. Nëse argumentet e Metës bien, atëherë është në dorë të PS të vendosë për fatin e tij. Gazeta ka mësuar se momentalisht nuk flitet për shkarkimin e Metës, pasi një gjë e tillë do e acaronte debatin politik.

Ai është i vetmi person me mandat që i ka mbetur opozitës dhe largimi i tij do e tensiononte situatën. Por futja e deputetëve të rinj dhe ngritja e Kushtetueses mësohet se kanë shqetësuar jashtë mase presidentin dhe LSI. Më parë Meta ishte shumë i ashpër ndaj qeverisë. Ai lëshoi madje dhe sulme personale ndaj kryeministrit, duke e akuzuar se ka kapur reformën në drejtësi dhe kërkon të destabilizojë Ballkanin me ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi. Por që sa kanë hyrë deputetët e rinj, Meta ka mbetur në heshtje. Ai refuzon të negociojë, ndërsa ka pritur në takim vetëm liderin demokrat Lulzim Basha, duke konfirmuar se ai është krah opozitës. Por burimet i thanë gazetës se dhe LSI është vënë në alarm për fatin e presidentit. Kjo parti po punon fuqishëm që të ndalojë futjen e deputetëve të rinj në Parlament. Po ashtu dhe vetë Meta duket se e ka kuptuar se tani nuk është më i paprekshëm dhe është distancuar nga sulmet e akuzat. /gazeta SOT

 

Tags: imunitetiKryemadhiMeta

TË LIDHURA

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

17:53 | 18/07/2025
Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit
Aktualitet

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Next Post
E tallin për emrin e djalit, Elita Rudi nuk duron dot më

E tallin për emrin e djalit, Elita Rudi nuk duron dot më

Video/Nuk ia lejuan në aeroport, turisti vendos të pijë 2 litra qumësht

Video/Nuk ia lejuan në aeroport, turisti vendos të pijë 2 litra qumësht

“Dialog e jo kokëfortësi”/Meta: Normaliteti arrihet me dialog

"Dialog e jo kokëfortësi"/Meta: Normaliteti arrihet me dialog

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

by mirseda
17:53 | 18/07/2025
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve,...

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

17:04 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com