Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, i është përgjigjur në kohë reale ironive të kryeministrit Edi Rama nga Durrësi. Kundërpërgjigjja direkte vjen pasi Rama thumboi kryetaren e LSI-së, për blerjen e votave.
“Kjo mazallah se ka ble një votë. Monika ble çizme, vota jo. Mos! Pastaj fillon e bërtet, Zoti do ta dënojë Edi Ramën. Se ku komunikon me Zotin kjo, nuk e di. Do komunikojë me karta.
Të paktën na bëjnë për të qeshur”, tha Rama nga Durrësi.
E ndërsa Vasili e ka cilësuar si estradën shëtitëse. Jo vetëm kaq, por Ramën e ka etiketuar si këngëtar, gënjeshtar, gojëtar e karagjoz.