Pas përfundimit të Kongresit të PS, disa media aluduan se kryeministri Edi Rama dhe deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.
E ftuar në studion e lajmeve në ‘News 24’, deputetja e mohoi që ka bërë sherr me Ramën gjatë Kongresit të Partisë Socialiste.
Gjylameti u shpreh se janë të gjitha spekulime dhe se vijon të jetë në detyrë.
“Unë jam në detyrë. Të gjitha të tjerat janë spekulime të ditës. Do të flisja për ato çfarë arritëm në atë Kongres dhe jo për këto. Kemi një projekt të madh për të çuar përpara. Unë vazhdoj të punoj për projektin ‘Shqipëria që duam’ më shumë se sa të dëgjoj çfarë thotë një individ apo një tjetër”.
Përsa i përket listës së emrave me 100 kandidatët për këshillin bashkiak, Gjylameti tha:
“Pasqyron një shumëllojshmëri që nga pjesa e personaliteteve të ndryshe dhe figurave të konsoliduara të PS. Mendoj që është një listë e kombinuar në të gjitha aspektet. Do të jetë një listë që do të shënojë tjetër fitore”, tha Gjylameti, duke iu shmangur pyetjes nëse ishte pyetur apo jo nga Veliaj për emrat, apo pse asnjë prej mbështetësve të saj nuk ishte pjesë e kësaj liste.