Pas 12 vitesh, aktori i humorit Ermal Mamaqi ka vendosur të rikthehet në skenën ku ai u bë i famshëm, në ‘Portokalli’
Lajmin e ka bërë të ditur aktori Rezart Veleshnja me anë të një videoje në Instagram, teksa shihet nën shoqërinë e Ermalit.
‘Mirëmbrëma kam ardhur këtu në Portokalli’, dëgjohet të thotë Ermali, i cili do të vijë për publikun shqiptar nën statusin e të ftuarit special në emisionin e humorit.
‘Ermal Mamaqi sot në ‘Portokalli’. Do e ndriçojë skenën këtë javë’, shkruan Rezarti krahas videos.
Mamaqi hoqi dorë nga emisioni i humorit në momentin kur kishte arritur majat me grupin ‘SHBLSH’.