Sulmi terrorist në Zelandën e Re ka tronditur mbarë botën, e sidomos vetë familjen e autorit Brenton Tarrant.
Kjo e fundit ka kërkuar publikisht falje, ndërsa nuk kursehet ndaj Brenton, i cili vrau me gjakftohtësi 50 myslimanë të cilët po faleshin në xhami.
Kushërira e personit që vrau besimtarët tha se kushëriri i saj 28-vjeçar “meriton të vdesë”.
“Ai meriton të dënohet me vdekje për atë që ka bërë dhe më dhemb teksa e them këtë, pasi është familjar i imi. Por, për dikë që ka marrë kaq shumë jetë njerëzish, kjo është e vetmja gjë që ai meriton”, tha Donna Cox.
Ajo tha se Brenton Tarrant vjen nga një familje shumë e respektuar. Tashmë e ëma dhe motra e Tarrant ndodhen në një shtëpi ku po mbahen të sigurt dhe po mbrohen nga forcat e policisë.
Terry Fitzgerald, xhaxhai i Tarrant u ka kërkuar falje familjeve të viktimave për sulmin terrorist të kryer nga i nipi:
“Na vjen shumë keq për të gjitha familjet, për viktimat dhe për të plagosurit. Ajo që ka bërë nuk është aspak e drejtë”./ Përshtati Tirana Today